Categoritë 

Institucionet e Shqiperise

Sistemi Bankar në Shqipëri

Webfaqe Informative

serial / argetim

Historia  

history

history2 Territori i sotem i Shqiperise ka qene banuar rreth 100.000 vjet me pare. Rreth fundit te mijevjecarit te trete,  nje popullsi indo evropiane u vendos ne keto treva.  Si rezultat i perzierjes se ketyre popullsive dhe  ndikimit te aspekteve kulturore dhe gjuhesore te zones se Ballkanit u krijua  popullsia  pellazge. E bazuar ne kete popullsi te vjeter, popullsia ilire u zhvillua  gjate  mijevjecarit te II-te  dhe I-re Para Krishtit. 
 
Ne vitet 30 Pas Krishit, Iliria ra nen sundimin e perandorise Romake. Me ndarjen e Perandorise Romake  ne vitin ( 395 a.d) ajo u be  pjese e Perandorise Bizantine. Gjate ketyre periudhave per 1000 vjet me radhe, vendi ka vuajtur  pushtime dhe dyndje te ndryshme derisa ne shekullin 14 u pushtua nga perandoria Ottomane. Perpjekjet e vazhdueshme per pavaresi arriten kulmin e tyre ne vitin 1912 ku Shqiperia u shpall Shtet i Pavarur.
 
Pas 11 vitesh monarki vendi u okupua  nga forcat e Musolinit ne 1939, duke  shenuar keshtu fundin e saj.  Ne 1943  forcat e Hitlerit  pushtuan vendin. Rezistenca  kunder invazionit te huaj  njihet si Lufta Nacional Clirimtare. Partia Komuniste  hyri ne pushtet ne Nentor te  vitit 1944, kur forcat armike  u shpartalluan. Pas ketij viti ne Shqiperi u vendos nje sistem totalitar  nen Liderin e regjimit Enver Hoxhen. 
 
Per rreth 50 vjet Shqiperia ka qene nje vend totalitar i izoluar, i cili e la vendin ne nje  varferi ekonomike te thelle  gje qe zgjati deri ne vitet 1991. Ky regjim si rezultat i politikave te saj izoluese i shkaktoi vendit nje prapambetje ekonomike  qe erdhi si rezultat i mungeses se lidhjeve me jashte, investimeve te huaja dhe liberalizimit ne teresi te tregut.  Pas vitit 1991 vendi u fut ne rrugen e  proceseve te rendesishme te zhvillimit te ekonomise se tregut, te cilat  vazhdon  t'i ndjek me sukses. Ajo eshte perfshire ne procese te rendesishme integruese  drejt anetaresimit te saj ne BE  dhe NATO.