Categoritë 

Institucionet e Shqiperise

Sistemi Bankar në Shqipëri

Webfaqe Informative

serial / argetim

Gjeografia  

under_header_geography
 
 
geography
Shqiperia ndodhet ne pjesen perendimore te Gadishullit te Ballkanit dhe ne  juglindje te Evropes. Ne pjesen veriore dhe verilindore kufizohet me Malin e Zi dhe Kosoven, ndersa ne lindje dhe jug perkatesisht me Maqedonine  dhe Greqine. Ne anen perendimore, Shqiperia laget nga detet  Adriatik dhe Jon.
 
Pjesen me te madhe te territorit te vendit e perbejne malet. Lartesia mesatare arrin ne  708m. mbi nivelin e detit, dhe  piken me te larte e shenon  Mali i Korabit 2.753 m. ne verilindje te Peshkopise.

Vendi pershkohet  nga lumenj, te cilet burojne nga malet e larta dhe kalojne permes grykave te thepisuar perpara se te arrijne token duke krijuar rrugen e tyre per ne det. Shumica e lumenjve kryesore jane shfrytezuar sidomos per gjenerimin e energjise elektrike.
 
Shqiperia ka perafersisht 450 km vije bregdetare duke filluar me Adriatikun qe buron nga pjesa jugore e kufirit me Malin e Zi e deri ne Gjirin e Vlores, aty ku fillon  deti Jon. Bregdeti Jon eshte i thyer nga shkembinj te cilet bien gjate vijes bregdetare dhe ku malet e thepisura bien thuajse pingul gjate pjeses me te madhe te shtrirjes se bregdetit. Pika me e larte eshte ajo e Llogarase, mbi 1000 m. lartesi. Aktiviteti karstik dhe gerryes ka krijuar shume gjire te vogla disa prej te cilave kane qene te banuara ne kohet e lashta.
 
Bregdeti Adriatik  me gjiret e tij te  mbrojtura mire sic jane ato te Vlores dhe Durresit, ne zona te caktuara eshte perdorur si qender banimi qe ne kohet e lashta. Ne keto toka te ulta, lumenjte qe rrjedhin ne detin Adriatik, kane krijuar toka  pjellore dhe buze tyre, vecanerisht tek tokat e pasura me uje, jane shtepite e shume zogjve shtegtar dhe shpendeve te ujit. Ne Shqiperi ka gjithashtu edhe disa liqene. Me te rendesishmit jane: Liqeni i Shkodres  370m2,  eshte  liqeni me i madh ne Ballkan. Ai  bashkon kufinjte ndermjet Shqiperise dhe Malit te Zi.   Eshte relativisht i ceket dhe ushqehet nga lumenj te ndryshem si dhe nga burime te ndryshme te cilat e bejne jeten e tij peshkore teper te ndryshueshme. Ka shume specie te ndryshme te krapit dhe troftes ne ujrat e tij.   Mijera karabullake deti dimerojne ne kete liqen. Liqeni i Ohrit, eshte i ndare ndermjet Shqiperise dhe Maqedonise ne pjesen juglindore te saj. Perreth liqenit ka disa zona turistike sic eshte Lini, Pojska, qyteti i Pogradecit, Tushemisht dhe Driloni.
 
Eshte liqen vecanerisht i thelle dhe ushqehet nga burime karstike perreth buzeve te liqenit dhe ne fundin e tij. Siper tij shtrihet Liqeni i Prespes, qe dallohet per peizazhet e tij te qeta dhe te bukura. Aty ndodhet nje kishe eremite i vendosur ne nje ishull te vogel, ate  te Maligradit. Ne kete liqen ndodhet nje popullsi shume e rendesishme e dalmateve dhe pelikaneve te bardhe. Liqenet e Ohrit dhe te Prespes jane  te vjeter rreth 2000 -4000 vjet. Specie unike te peshqve jane rritur ne to, ndermjet te cileve Korani (salmo letnica) dhe belushka